LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR SHQIPËRINË
November 8, 2010 LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR SHQIPËRINNdryshimet e fundit politike në Kosovë
Ndryshimet e fundit politike në Kosovë siq janë dorëheqja e presidentit i cili ishte i pari i cili shkeli kushtetutën e vendit si dhe mocioni ndaj qeverisë ishin më se të nevojshme. Qeveria Thaqi dhe kualicioni me LDK bënë Kosova ta ketë një nga qeverisjet më të këqija dhe skandaloze të karakterizuara me korrupcion dhe krim të organizuar që ka pas vendi që nga krijimi i tij si shtet. Unë mendoj se mocioni i inicuar nga AKR-ja dhe zotri Pacolli ishte më se i nevojshëm dhe i duhur për ta nxjerr vendin nga kriza politike si dhe mjegullira në të cilën korrupcioni do të lulëzonte po të vazhdonte kjo gjendje.
Poashtu shpresoj se tani qytetarët kosovar janë vetëdijësuar dhe nuk do të votojn në këto zgjedhjet e ardhshme 3 nga partit që qeverisen vendin që nga çlirimi pra LDK, PDK dhe AAK të cilat dëshmuan se ishin parti të interesave personale të klaneve të tyre dhe jo të interesave kombëtare e shtetërore.
Unë shpresoj se qytetarët kosovar do të dalin në mënyrë masive në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dhe përmes votës së tyre të lirë të votojnë për ndryshime rrënjësore të politikës aktuale.
Unë sipas mendimit tim do të thosha të votohet kësaj radhe më shumë për AKR-në dhe bllokun opozitar duke ju dhënë mundësin dhe shancin kësaj radhe ata të udhëheqin me vendin dhe duke shpresuar se lideri i opozites zotri Bexhet Pacolli si një biznismen dhe ekspert i shquar dhe shumë i suksesshëm i ekonomis dhe politikës do të arrinte të bënte ndryshime sidomos në ekonominë e vendit e cila është edhe motorri i vendit dhe i popullatës pa të cilën nuk ka as qëndrueshmëri politike e shtetërore ashtu siq u pa edhe tani me dështimin e kësaj qeverisje aktuale.
Artikulli i shkruar më 3 Nëntor 2010, Kristianstad, Suedi.
Nga:
Jeton Gajtani
Poashtu shpresoj se tani qytetarët kosovar janë vetëdijësuar dhe nuk do të votojn në këto zgjedhjet e ardhshme 3 nga partit që qeverisen vendin që nga çlirimi pra LDK, PDK dhe AAK të cilat dëshmuan se ishin parti të interesave personale të klaneve të tyre dhe jo të interesave kombëtare e shtetërore.
Unë shpresoj se qytetarët kosovar do të dalin në mënyrë masive në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dhe përmes votës së tyre të lirë të votojnë për ndryshime rrënjësore të politikës aktuale.
Unë sipas mendimit tim do të thosha të votohet kësaj radhe më shumë për AKR-në dhe bllokun opozitar duke ju dhënë mundësin dhe shancin kësaj radhe ata të udhëheqin me vendin dhe duke shpresuar se lideri i opozites zotri Bexhet Pacolli si një biznismen dhe ekspert i shquar dhe shumë i suksesshëm i ekonomis dhe politikës do të arrinte të bënte ndryshime sidomos në ekonominë e vendit e cila është edhe motorri i vendit dhe i popullatës pa të cilën nuk ka as qëndrueshmëri politike e shtetërore ashtu siq u pa edhe tani me dështimin e kësaj qeverisje aktuale.
Artikulli i shkruar më 3 Nëntor 2010, Kristianstad, Suedi.
Nga:
Jeton Gajtani
RRETH TË DREJTAVE TË SHQIPTARVE NË MAQEDONI
Shqiptarët e Maqedonisë vuajn edhe më tutje pa të drejta të barabarta nën sistemin shtetëror nënshtrues maqedonas, edhe pse me të ashtuquajturën Marrveshje e Ohrit atyre ju janë premtuar të drejta të barabarta me maqedonasit. Populli shqiptar i Maqedonisë ka zhvilluar një luftë çlirimtare për lirinë e tij e jo për të qëndruar edhe më tutje nën regjimet maqedonase por për shkak të presioneve ndërkombëtare ata ju nënshtruan një marrëveshjeje të cilës sipas mendimit tim nuk është dashur ti nënshtrohen e as ta pranojnë sepse siq po shihet edhe tani pushtetet maqedonase nuk po i përmbahen asaj dhe as që do ti përmbahen ndonjëher në të ardhmen sepse ata janë ukupatorë të atyre trojeve dhe nuk mund të sillen ndryshe vetëm me forma ndjekëse e detyruese për ti detyruar shqiptarët etnik që të largohen nga trojet e tyre për shkak të presioneve politike e ekonomike. Këtyre përpjekjeve speciale maqedonase e sllave tanimë ju kanë bashkangjitur edhe politikanët shqiptar të cilët janë pjesë e qeverisë dhe janë aty për të mbrojtur dhe afirmuar sa më shumë drejtat e popullit të tyre mirëpo po ndodh e kundërta sepse ata tanimë janë të zhytur në korrupcion të thellë ashtu sikurse edhe kolegët e tyre në Shqipëri e Kosovë të cilët kanë harruar popullin e vlerat kombëtare të atëdheut të tyre. Interesat kombëtare të të gjithë shqiptarëve janë bashkimi i Trojeve Shqiptare të ndara në vitin 1912 por këtyre interesave tanimë nuk po ju kushton rëndësi askush nga institucionet shtetërore apo politikanët shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për shkak të qeverive të dobëta lojale ndaj presioneve dhe të korruptuara. Populli shqiptar anekënd trojeve tona etnike duhet të bashkohet dhe të përkrah fuqishëm popullin shqiptar në Maqedoni si dhe idenë për një bashkim të mundshëm të tyre me Kosovën apo Shqipërinë dhe atë duke shpallur ndonjë referendum popullorë ku ata do të shprehnin dëshirën e tyre se me cilin shtet duan të jetojnë, kjo unë besoj se do ti jepte një zgjidhje përfundimtare të problemit të shqiptarëve dhe trojeve të tyre të okupuara nga Maqedonia. Ideja e bashkimit të tyre më trojet tjera do të duhet të përkrahet fuqishëm nga politika shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë duke i bërë presion të vazhdueshëm Shkupit zyrtar të pranoj ndonjë marrëveshje paqësore për bashkimin e këtyre trojeve të aneksuara me shtetin amë, pa këtë solucion nuk do të ketë asnjëher paqe në Ballkan.
Jetoni, Suedi 17 Gusht 2010.
RRETH MENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË MBI LIGJITIMITETIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më në fund dha mendimin e vet sa i përket shpalljes së Pavarësisë së Kosovës duke u deklaruar se ky akt nuk ka shkelur të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar dhe padyshim ky mendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i favorshëm për Republikën e Kosovës. Mirëpo këtë mendim Serbia dhe politika e saj po përpiqen ta shtrembërojn dhe paraqesin në mënyra të ndryshme kundër Kosovës para skenës ndërkombëtare për të penguar njohjet e mëtejme. Por ky tani nuk është qëllimi kryesorë i Beogradit zyrtar por është një qëllim krejt tjetër dhe ai është coptimi i Kosovës pra ndarja apo minimalisht statusi special për Veriun e Kosovës. Kjo ide po hidhet në shesh gjithnjë e më shumë tani nën tavolinat politike ndërkombëtare ku Serbia zhvillon takime dhe bisedime lobuese rreth kësaj ideje që tani do ta përdor si mjetin kryesor në shkëmbim të zbutjes së qëndrimeve të tyre përball realitetit legjitim pavarësisë së Kosovës. Kjo ide dhe qëllim tani po fiton edhe përkrahjen e fshehtë të disa shteteve të BE-së dhe tjera nga bota të cilave më tepër ju intereson vetëm një pajtim ndërmjet Prishtinës e Beogradit se sa ndarja apo statusi i veqantë për veriun e Kosovës. Prandaj kësaj ideje populli i Kosovës dhe institucionet shtetërore e politike duhet ti kundërvihet me forcë dhe shumë ashpër sepse Kosova dhe Trojet tona kombëtare nuk kanë më troje për ti falur dikujt siq është bërë në të kaluaren e pasojat e së cilës po ndihen edhe sot e do të ndihen gjithmonë sa të ekzistoj populli shqiptar. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë ç'është e mundur që ta pengoj këtë ide dhe ta pengoj Serbinë në rrugen e saj, poashtu në bisedimet e ardhëshme duhet të mos pranohet kategorikisht një ide e till nëse vjen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar përkatësisht të BE-së.
Nga : Jeton Gajtani 9 Gusht 2010, Suedi
5 komente:
EDHE UNE PAJTOHEM ME MENDIMIN TUAJ ZOTRI JETON KENI DHËNË NJË MENDIM TË SHKËLQYER SA I PËRKET KËSAJ QËSHTJEJE.
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i ka dhënë përkrahjen juridike dhe ligjore Pavarësisë së Kosovës por edhe une pajtohem me mendimin tuaj zotri Jeton se tani ekziston rreziku shumë i madh i copëtimit të Kosovë nga ana e Serbisë dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha ashtu siq kanë bërë me rastin e Bosnjës etj...
Problemi me serbët e veriut është një problem shumë serioz dhe që kërkon zgjidhje të vendosur nga ana e institucioneve të Kosovës...
Edhe unë e përkrahi Jetonin në mendimin e tij se shqiptarëve të Maqedonis çdo ditë e më shumë po ju cenohet të drejtat e tyre elementare dhe po diskriminohen në trojet e tyre etnike dhe se pa bashkimin e tyre me Kosovën apo me Shqipërinë nuk do të ketë stabilitet dhe paqe të përhershme në Ballkan !!!
Edhe unë pajtohem me Jetonin se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni po shkelen dhe dhunohen çdo ditë e më shumë prandaj tani shtrohet nevoja e bashkimit të Trojeve Etnike Shqiptare pa bashkimin e tyre nuk është zgjidhur qështja shqiptare në Ballkan.
Posto një koment