KËTU TË NDERUAR VIZITORË DHE MUSAFIR TË BLOGUT TIM DO TË VENDOS LAJMET ZBULIMET MË TË REJA NGA FUSHA E MJEKËSISË DHE SHËNDETËSISË DHE BESOJ QË DO TË JU SHËRBEJNË PËR RUAJTJEN DHE MBROJTJEN E MËTUTJESHËM TË SHËNDETIT TUAJ.
Edukimi kundër mbipeshës
Zëdhënësja e Shoqatës britanike për ushqim, Anna Groom, ka pohuar nevojën e edukimit për ushqim nëpër shkolla, mirëpo ka shtuar se edhe prindërit duhet të luajnë një rol pozitiv në zhvillimin e vetëdijes së fëmijëve të tyre për rëndësinë e ushqimit të cilin e konsumojnë.
“Shkollat vetëm mund ta ofrojnë mundësinë e edukimit, ndërsa secili fëmijë dhe familja e tij duhet të implementojnë një mënyrë të shëndetshme të jetës në përditshmërinë e tyre”, ka thënë Groom.
Groom ka shtuar se fëmijët, veç tjerash duhet që në shkollë të mësojnë edhe për ndikimin e konsumimit të tepruar të yndyrave të ngopura dhe të kripës mbi shëndetin e zemrës.
Arrat për mendje më të mprehtë
Shtimi i një sasie të konsideruar të arrave ushqimit të shëndetshëm, mund të jetë një ndihmesë e madhe për personat e moshuar për t’i ruajtur funksionet e turit.
Me kalimin e kohës plaket edhe truri, i cili pëson shumë ndryshime në qelizat nervore. Ndryshimet vërehen në vështirësinë për të mbajtur baraspeshën, në koordinim si dhe në të mbajturit mend.
Por, studimet e fundit të zhvilluara në minj tregojnë se arrat mund të ndihmojnë në ruajtjen e trurit të freskët.
Arrat i sigurojnë organizimit polifenole dhe substanca bioaktive të cilat zvogëlojnë numrin e qelizave të dëmtuara nervore dhe në këtë mënyrë kanë një efekt kundër plakjes së trurit.
Sheqeri dhe aknet
Një kohë të gjatë është menduar se është e pakuptimtë të fajësohet çokollata për akne, megjithatë, studimet e fundit flasin diçka tjetër.
Duket se nuk është aq i rëndësishëm sheqeri në vete, por indeksi glikemik, që do të thotë shpejtësia me të cilën një ushqim e rrit nivelin e glukozës në gjak.
Indeksi i lartë glikemik rezulton me një fluks të insulinës, ndërsa pasojë është lëkura e yndyrshme dhe ndezjet. Ushqimet me indeks të lartë glikemik janë p.sh. buka e bardhë, drithërat e pasura me sheqer dhe pastat.
Konsumoni vazhdimisht mjaltin!
Mjalti është ëmbëltuesi i parë natyral i njeriut, ndërsa ka edhe një sërë efektesh pozitive në organizmin e njeriut.
Studimet e vazhdueshme i përshkruajnë mjaltit këto efekte: antimikrobik, antiviral, antiparazitar, antiinflamator, antioksidues, antikanceroz. Studiuesit këshillojnë mjaltin edhe për sportistët si një burim i theksuar energjie.
Por për t’u arritur shumica e efekteve, mjalti duhet të merret në mënyrë të rregullt. Dozat e preferuara janë nga 50 deri në 80 gram në ditë.
Seksi i hershëm dhe i vonshëm shkaktojnë çrregullime funksionale
Një studim i ri ka zbuluar se fillimi i hershëm ose i vonshëm seksual është i lidhur me probleme në funksionimin seksual.
Gjatë studimeve hulumtuesit kanë ekzaminuar pasojat e të rriturve me fillimin e hershëm ose të vonshëm seksual. Ata kanë krahasuar individët të cilët përvojat e para seksuale i kanë pasur pas martesës, me individët të cilët përvojat e para i kanë pasur para martesës.
Ata që kanë pasur seks të hershëm kanë qenë më të prirë të kenë më shumë partnerë dhe në mes tyre edhe më shumë partnerë të rrezikuar me sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe infeksionet seksualisht të transmetuara.
Edhe personat që kanë filluar jetën seksuale vonë, kanë qenë të shoqëruar me probleme në funksionimin seksual, krahasuar me personat të cilat kanë filluar jetën seksuale në moshë normale.
Hekuri mbyt qelizat kanceroze
Shkencëtarët gjermanë duke hulumtuar qelizat e limfomës, kanë arritur të zbulojnë se nëse në ato qeliza futen sasi të mëdha të mineralit të hekurit, shkaktohet lirimi i radikaleve të lira të dëmshme për vetë qelizat kanceroze.
Qelizat kanceroze mbrohen nga radikalet e lira në mënyrë që i çaktivizojnë ato duke i lidhur për proteinat të cilat përmbajnë hekur dhe në këtë mënyrë nxitin stresin oksidues.
Në fund, stresi oksidues i dëmton molekulat dhe materialin gjenetik të pranishëm në qelizat e karcinomës dhe në këtë mënyrë shkakton vdekjen e tyre.
Autorët e studimit supozojnë se me anë të injektimit selektiv të hekurit në qelizat kanceroze do të mund të shërohet sëmundja, duke mos i dëmtuar qelizat e shëndosha, mirëpo janë të nevojshme edhe disa studime shtesë për ta vërtetuar një gjë të tillë.
PRAGADITI : JETON GAJTANI